English

Djegia e flamurit shqiptar, UEFA: Serbia 120 mijë euro gjobë, ndeshja me Italinë 0-3

Gjenevë, 29 tetor, NOA – Rezultat 3-0 në tryezë për Italinë, dy ndeshje me dyer të mbyllura për Serbinë si dënim me kusht dhe një gjobë me vlerë 120 mijë euro ndaj saj.

Ky ka qenë vendimi i marrë nga Komiteti i Disiplinës së UEFA-s, lidhur me pezullimin e ndeshjes Itali-Serbi mbrëmjen e 12 tetorit në stadiumin e Gjenovas, prej tifozëve ultas serbë, të cilët dogjën flamurin shqiptar që po valëvitej gjatë saj si edhe shkaktuan një kaos të madh tek të gjithë të pranishmit.

Ndërkaq, është hedhur poshtë pretendimi për përjashtimin e plotë të Serbisë nga Kampionati Evropian 2012.

Ndëshkimet e lartpërmendura u paraqitën nga prokurori i Konfederatës së Futbollit Europian, Leuba Jean-Samuel, para Këshillit Disiplinor të UEFA-s mbi ndeshjen midis Italisë dhe Serbisë.

n.e/NOA

KOMENTE