English

E rrallë dhe e frikshme, vret beben se qante ndërsa qëndronte në Facebook

Florida, 30 tetor NOA/ Rid Bulku- Një grua në Florida ka pranuar se ka vrarë fëmijën e saj të porsalindur.

Diçka e tillë ka ndodhur pasi ajo e kishte shkundur atë shumë fort dhe kjo pasi e qara e tij e bezdiste teksa merrej në Facebook.

Alexandra Tobias ka shpjeguar se pati një acarim nervash, pasi i porsalinduri kishte një të qarë të vazhdueshme gjatë kohës kur ajo po fliste dhe po luante në FarmVille në rrjetin shoqëror.

Një tërbim dhe më pas tragjedia. E tashmë, gruaja "monster", rrezikon 25 vite heqje lirie si dënim.

Pa menduar për atë çka po bënte, Alexandra Tobias ka marrë të porsalindurin duke e shkundur me forcë dhe duke e lënë të vdekur.

Gjithçka ndodhi vetëm për një lojë online, të cilën nuk po e luante dot nga të qarat e fëmijës.

Gruaja u arrestua menjëherë nga autoritetet dhe tashmë rrezikon shumë, pasi mund të kalojë 25 vite pas hekurave.

r.b/NOA

KOMENTE