Milano, 29 tetor NOA - Ditën e martë në mbrëmje duhet të themi se ishte ajo e shpeshtë dhe e magjishme e Bastian Schweinsteiger.
Falë dy golave të shënuar nga mesfushori gjerman ekipi i Bajernit të Munihut arriti të fitonte ndaj Werder Brema me rezultatin 2 me 1, duke hyrë në një të tetat e kupës së Gjermanisë.
Një lojë e shkëlqyer, e cila sërish ka qen në vëmendje të Interit ku dhe njëherë tjetër presidenti zikaltër Massimo Moratti ka shprehur pëlqimin e tij për mesfushorin e Bajrenit. Me sa bëhet e ditur drejtuesit e Interit janë hedhur sërish në sulm për të siguruar shërbimet e Schweinsteiger, pasi flitet se ndryshe nga në merkaton e verës këtë herë zikaltërit do të jenë shumë më konkretë në ofertën e tyre.
r.b/NOA