Fier, 29 tetor NOA – Me afrimin e zgjedhjeve vendore, Lëvizja Socialiste për Integrim ka shpeshtuar kontaktet dhe takimet me bazën. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta do të jetë sot në qytetin e Fierit për të zhvilluar një takim me anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Rinore për Integrim.
Takimi i kreut të LSI-së do të fokusohet në zhvillimet e fundit në vend, duke theksuar rëndësinë që ka për të rinjtë liberalizimi i vizave.
Nga ana tjetër, takimi do të shërbejë dhe për përgatitjen e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore.
Por veç përgatitjeve të para të fushatës elektorale, takimi i Fierit synon edhe riorganizimin e LSI-së së këtij qyteti pas largimit të Dritan Priftit nga struktura drejtuese e partisë. Takimi zhvillohet sot në orën 14:00
a.k/NOA