Gjermani, 29 tetor NOA - “Jam e sigurt se oktapodi Paul ka ngordhur që me 9 korrik dhe gjermanët na kanë mashtruar për shumë kohë”.
Prova? “Një nervozizëm mes përgjegjësve të Akuariumit”. Fjalët e mësipërme janë të Jiang Xiao, regjisore e filmit të ardhshëm, i cili do ti dedikohet pikërisht oktapodit Paul, yllit të Botërorit të fundit, sipas së cilës është përdorur një sozi për parashikimin e ndeshjeve të fundit, përfshirë këtu dhe finalen mes Spanjës dhe Holandës. Tashmë mund të themi se historia e Paul është kthyer në një mister të vërtetë për të gjithë.
r.b/NOA