English

MPJ: Vjedhja e kompjuterit në përfaqësinë e Nju Jorkut, s'ka cenuar komunikimin

Tiranë, 29 tetor, NOA – Lidhur me lajmin e humbjes së kompjuterit të komunikimit të klasifikuar të misionit shqiptar në Nju Jork të SHBA-ve, ministria e Jashtme sqaroi sot se “pretendimi që me humben e këtij kompjuteri është kompromentuar komunikimi me shifër i MPJ me përfaqësitë, është i pavërtetë”.

“Secila përfaqësi e pajisur me këtë teknologji komunikon me MPJ me çelësin e vet të kriptuar, të individualizuar, të ndryshëm nga çelësat dhe kodet e përfaqësive të tjera. Humbja e këtij kompjuteri nuk ka asnjë ndikim, të asnjë lloji apo natyre mbi sigurinë e sistemit të komunikimit të klasifikuar të MPJ”, citon MPJ në këtë deklaratë.

Duke sqaruar gjithashtu se kompjuteri nuk mund të përdoret, sistemi i shifrimit nuk mund të abuzohet dhe materialet e ruajtura në të nuk mund të lexohen pa futur kodet përkatëse, të cilat në asnjë rast nuk kanë rënë në dorë të keqbërësve.

“Pretendimi se është vënë në rrezik siguria e dokumentave të NATO-s është absolutisht i pavërtetë. Republika e Shqipërisë ka ende në ndërtim e sipër rrjetin e komunikimit të klasifikuar me NATO-n. Në stadin e tanishëm nuk janë përfshirë asnjë nga përfaqësitë tona, përveç misionit të NATO-s në Bruksel. Asnjë nga ambasadat e Republikës së Shqipërisë, në stadin aktual, nuk merr ose shkëmben informacione të klasifikuara të NATO-s. Pretendimin e sipërpërmendur e deklarojmë shpifje pa asnjë bazë dhe me dëm të pamerituar për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë dhe marrëdhënieve të saj me NATO-n”, citon ndër të tjera deklarata.

Duke përfunduar se nxjerrja e kopjes se dokumentit zyrtar, është një shkelje e etikës profesionale të komunikimin zyrtar midis ministrisë së Punëve të Jashtme dhe parlamentit.

n.e/NOA

KOMENTE