English

Ruçi: Oborri i Berishës, sjellje rrugaçërore, shteti ka marrë rrokullimën

Tiranë, 29 tetor, NOA – Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi e ka cilësuar si alarmante gjendjen politike në vend, pas kërcënimeve që kanë marrë deputetët e PS-së nga “njerëz të oborrit të kryeministrit”.

Ruçi ju referua padisë që ka bërë deputetja Ermonela Felaj ndaj bashkëshortit të ministres së Integrimit, Majlinda Bregu.

Nga ana tjetër Ruçi është ndalur dhe në sherrin e ndodhur në Komisionin e Ligjeve mes deputetit Edi Paloka dhe Saimir Tahiri.

“Ngjarja më e rëndë që tregon se shteti i Berishës ka marrë rrokullimën ishte vrasja e kryekomunarit Remzi Veseli”, tha Ruçi.

Duke e cilësuar këtë si nj krizë të gjithanshme, Ruçi u shpreh se “Berisha nuk ka dëshirë të zgjidhë krizën”.

Deklarata e Ruçit u bë gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.

a.k/NOA

KOMENTE