Tiranë, 29 tetor, NOA – Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe përfaqësuesi i PD-së në tryezën për reformën zgjedhore, Ilir Rusmali ka deklaruar sot se qëllimi i takimit është zbatimi i rekomandimeve të ndërkombëtarëve në lidhje me problemet zgjedhore në vend.
“Qëllimi i tryezës është implementimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR”, tha Rusmali në hapje të takimit të sotëm, ku marrin pjesë përfaqësues të LSI-së dhe të Partisë Republikane.
Ai ka theksuar se tryeza është e hapur dhe ka “vend për të gjithë”, duke nënkuptuar dhe pjesëmarrjen e partive parlamentare të opozitës si PBDNJ dhe PS. Rusmali ka theksuar se tryeza po shqyrton të gjitha mundësitë për një zgjidhej të situatës politike, duke u dhënë përgjigje dhe pretendimeve të opozitës për transparencën e zgjedhjeve.
a.k/NOA