Beograd, 29 tetor, NOA – Personi i cili do të tregojë vendndodhjen e të shumëkërkuarit serb për krime lufte. Ratko Mlladiç, do të shpërblehet me plot 10 milionë euro.
Ky është çmimi më i lartë që qeveria serbe ka vënë për kapjen e personit, kapja e të cilit është kush për integrimin e vendit drejt Evropës.
Janë mëse 10 vjet që autoritetet serbe po dështojnë për kapjen e Mlladiç, ndaj kanë vendosur një strategji të re për këtë, duke konkluduar me vendimin e rritjes së shpërblimit për atë që do të tregojë vendndodhjen e tij.
Ratko Mlladiçi është një nga personat më të shumëkërkuar në Serbi, pas kapjes dy vite më parë të udhëheqësit serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiç.
n.e/NOA