English

SHBA: Ju falim për Gjykatën Administrative, do t’i miratojmë projektet e tjera

Tiranë, 29 tetor, NOA – Programi për Gjykatat Administrative u përfundua më 30 shtator 2010 dhe bashkë me mosmiratimin e tij nga parlamenti shqiptar, u dogjën 16 milionë dollarët e parashikuara, por megjithatë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ta falin për këtë gjë Shqipërinë.

Një fakt të tillë e ka garantuar vetë Bruce Kay, drejtor i Programeve të Pragut të Programit Sfida e Mijëvjeçarit, sipas të cilit, të gjitha programet e tjera të cilat nuk kanë lidhje me Gjykatën Administrative, pjesë e Programit të Pragut II të Korporatës Sfida e Mijëvjeçarit do të vazhdojnë deri më 31 janar 2011.

“Është diçka e pafat që Ligji për Gjykatat Administrative nuk u miratua në afatin e kërkuar të 30 shtatorit 2010. Si rrjedhojë, të gjitha veprimtaritë e Programit për Gjykatat Administrative kanë mbaruar”, tha Kay lidhur me një fakt të tillë.

Ai përfundoi sot një vizitë pesë-ditore në Shqipëri për vlerësimin e programeve të Programit të Pragut të Shqipërisë me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit.

n.e/NOA

KOMENTE