English

"Shqiptari", sot premiera në Tiranë

Tiranë, 29 tetor, NOA, Milena Selimi - Pas një prezantimi në festivalet në Evropë dhe Ballkan, filmi "Shqiptari" do të ketë sot në mbrëmje edhe premierën e tij shqiptare. Filmi është bashkëprodhim gjermano-shqiptar i regjisorit Johannes Naber. Ai do të shfaqet premierë në Tiranë sonte, ora 19.00 në kinema "Imperial" në Kristal Cente

Arbeni lë të dashurën e tij 20-vjeçare në Tropojë dhe niset drejt Gjermanisë për një jetë më të mirë. Aty bën dush për herë të parë në jetë. Që të mbijetojë duhet të martohet me një burrë dhe që të bëjë para duhet t'i hyjë trafikut të emigrantëve. "Por ai nuk i tradhton parimet sepse është shqiptar çka do të thotë shumë."

Skenari është shkruar nga Johannes Naber, Andeta Spahivogli, Christoph Silber, Alexander Steimle dhe Solveig Cornelisen. Interpretojnë Xhejlane Terbunja, Ivan Shvedoff, Amos Zaharia, Stipe Erceg, Çun Lajçi, Luan Jaha, Fatime Lajçi, Eva Löbau, André Hennicke, Yllka Mujo, Guljem Radoja, Bruno Shllaku etj..

Në pjesëmarrjen e tij në festivalin e Moskës në qershor, “Shqiptari” u vlerësua me Çmimin Special të Jurisë dhe Çmimin për Aktorin më të Mirë për shqiptarin Nik Xhelilaj protagonist me rolin e Arbenit.

"Shqiptari" është prodhim i Neue Schönhauser Filmproduktion (Gjermani), On Film Production (Shqipëri) në bashkëpunim me Südwestrundfunk Arte, financuar nga Medienboard Berlin Brandenburg, Deutscher Filmförderungsfond dhe Qendra Kombëtare Shqiptare e Kinematografisë. Producentë Boris Schönfelder dhe Dritan Huqi.

Milena Selimi/NOA

KOMENTE