Romë, 29 tetor, NOA – Mediat italiane po përflasin ditët e fundit mbi një skandal të ri të kryeministrit Silvio Berluskoni me femrat, duke përmendur një minorene marokene e cila ka pohuar për to se ka marrë dhurata prej tij...
"Por unë kam një zemër dhe i ndihmoj njerëzit në nevojë", ka reaguar menjëherë Berluskoni ndaj sulmeve të tilla, duke e cilësuar si një rast kot që po ngrihet nga asgjëja vetëm për ta diskretituar.
Vajza marokene e quajtur Ruby, ka deklaruar sesi për çdo takim me Berluskonin, në shtëpinë e tij në Arcore, ai i jepte 5 mijë euro.
Ajo që dihet me siguri nga prokurorët, është se gjithsesi, kryeministri në këto festa kur e ftonte që ajo të ishte e pranishme, nuk ka kryer kurrë marrëdhënie seksuale me të.
n.e/NOA