Uashington, 30 tetor NOA - Një amerikan me origjinë pakistaneze është ndaluar në Uashington me akuzën e projektimit të sulmeve kundër disa stacioneve të metrosë që ndodhen pranë varrezave Arlington dhe Pentagoni.
Farooq Ahmed, 34 vjeç, ishte takuar disa herë me agjentët e FBI të cilët ishin paraqitur si militantë të Al Kaeda duke i kaluar udhëzime dhe duke bërë që ai të binte në urthin e tyre. Në takimet me agjentët, terroristi i dyshuar kishte bërë të ditur se kishte ndërmend të vriste sa më shumë persona të ishte e mundur të paktën në katër stacione metroje. Në veçanti, qëllimi i tij ishte personeli ushtarak. FBI ka theksuar se populli amerikan nuk ka qenë asnjëherë në rrezik pasi gjatë hetimit, terroristi i dyshuar ka qenë gjithmonë në një vëzhgim të detajuar dhe tepër të sigurt.
r.b/NOA