Tiranë, 29 tetor, NOA – Dhoma e Fasonistëve të Shqipërisë është unifikuar sot me Dhomën Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve, duke nënshkruar një memorandum mirëkuptimi të përbashkët.
Sipas një drafti të përgatitur nga ana e GTZ dhe USAID, drafi u nënshkrua nga zotërinjtë Flamur Hoxha dhe Gjergj Gjika gjatë zhvillimit të Konferencës “Sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të industrisë së veshjeve në Shqipëri”.
Sipas këtij memorandumi, palët me qëllim për të përfaqësuar interesat e kompanive anëtare të tyre dhe për të ndërmarrë veprime të përbashkëta nga kompanitë anëtare,
deklarojnë bashkimin e të dy dhomave dhe krijimin e një shoqate të unifikuar.
Menjëherë pas nënshkrimit të këtij memorandumi të mirëkuptimit, përfaqësuesit e "Dhoma Fasonistëve të Shqipërisë" dhe "Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve", Bordet përkatës të Drejtorëve të të dy dhomave do të fillojë përgatitjet për themelimin e shoqatës së unifikuar.
n.e/NOA