Durrës, 30 tetor, NOA – “Po e shqyrtoj me vëmendje ofertën. Ju kthej përgjigje në 1 nëntor.... Kështu i premtoi shefi i ekzekutivit Sali Berisha, opozitës, e cila dy ditë më parë vendosi të bojkotojë parlamentin, si shenjë proteste për faktin se kryeministri Sali Berisha ende nuk i është përgjigjur draft-ofertës së propozuar nga lideri i saj, Edi Rama, dorëzuar një javë më parë në dorën e kryeministrit në tryezën për reformën zgjedhore.
Kryeministri Berisha e bëri këtë premtim se do t’i kthente përgjigje ofertës së opozitës për draftin e propozuar për kalimin e krizës politike, gjatë inaugurimit të ujësjellësit të ri në fshatin Marikaj të Durrësit.
Përballë banorëve të zonës shefi i qeverisë duke folur për situatën politike në vend, pas parashtrimit në kuvend të disa pikave kyç për zgjidhjen e krizës mes opozitës e mazhorancës, kreu i mazhorancës siguroi se të hënën në 1 nëntor, do t’i kthejë përgjigje opozitës, për draftin e propozuar, ku kushti kryesor për zgjidhjen e saj dhe pjesëmarrjen e opozitës në tryezën për reformën zgjedhore është transparenca e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit.
Në vijim të fjalës së tij, kryeministri garantoi se qeveria do të vazhdojë axhendën e saj, të reformave për liberalizimin e vizave, pasi sikundër theksoi kryeministri, vendimi për heqjen e vizave është meritë e qeverisë shqiptare.Vijon...
mit/NOA