Beograd, 30 tetor, NOA – Ndërsa ka humbur me Italinë në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe do të luajë një ndeshje tjetër me dyer të mbyllura, për shkak të sherrit të plasur në stadiumin e Xhenovas, Serbia është paraqitur mjaft e revoltuar nga ky vendim i djeshëm i UEFA-s.
Zoran lakoviç, sekretari i përgjithshëm i shoqatës së futbollit të Serbisë ka thënë se ajo do të paraqesin një kërkesë për apel të këtij vendimi.
"Por mund të them se ky vendim nuk na ka kënaqur aspak, sepse mendojmë se nuk është e drejtë të fillosh një ndeshje kur pas ndërprerjes së saj nuk ka rojë sigurie të mjaftueshme në stadium”, tha ai i revoltuar.
Ndërkaq, vendimi i UEFA-s, duke se nuk ka kënaqur fort as Italinë, duke thënë se pasojat për Serbinë mund të kishin qenë edhe më të mëdha.
Antonelo Velantini, drejtori i Federatës se futbollit italian tha se ky vendim ishte jo i mirë.
"Ne nuk mund të bënim më shumë se aq. Pasojat që mund të kishin qenë edhe më të mëdha, ne mundëm t’i evitonim. Serbia dhe Italia ka tre ditë kohë për të apeluar vendimin," ka thënë ai. n.e/NOA