English

Flisni pa limit drejt çdo numri “Vodafone” dhe kurseni më shumë drejt numrave të tjerë

Planet tarifore me kontratë për individë dhe biznese të vogla ofrojnë opsione për thirrje “Pa Limit” kundrejt çdo numri “Vodafone”, paketa me minuta kombëtare, paketa navigimi në internet dhe shumë më tepër.

Tiranë, 30 tetor, NOA - “Vodafone” nuk do të thotë vetëm shërbim cilësor në shërbimet “Voice” dhe “Data” dhe mbulim me sinjal të fuqishëm në çdo cep të vendit. Do të thotë gjithashtu çmimet më të mira në treg.

Këtë herë lajmi i mirë vjen për klientët individë dhe biznese të vogla. Ne bëmë shumë punë kërkimore dhe dëgjuam mendimet e tyre dhe tashmë jemi të lumtur t’ju prezantojmë kompletin e ri të planeve tarifore me kontratë.

Planet e reja tarifore ofrojnë një numër opsionesh për t’iu përshtatur çdo nevoje. Klientët mund të zgjedhin planin me pagesë fikse mujore 0 Lekë dhe të përfitojnë tarifën e sheshtë prej 25.02 lekë/min (pa TVSH) për të gjitha thirrjet kombëtare.

Ndryshe, ata mund të zgjedhin njërin prej planeve të tjera që ofrojnë thirrje “Pa Limit” brenda rrjetit të Vodafone Albania.

Në të gjitha planet tarifore me kontratë që fillojnë nga 2500 lek/muaj (pa TVSH) e me lart, të gjithë klientët do të përfitojnë thirrje pa limit drejt çdo numri Vodafone Albania. Planet tarifore me tarifë fikse mujore prej 3500 lekë (pa TVSH), 5000 lekë (pa TVSH) dhe 7000 lekë (pa TVSH) do të kenë gjithashtu të përfshira respektivisht 30, 90 dhe 180 minuta thirrjesh kombëtare si dhe 250 MB, 500 MB dhe 1GB “data” për internet.

Në planin prej 2500 lek/muaj (pa TVSH) ofrohet 50 MB internet.

Pajtimtarët e secilit prej planeve tarifore me kontratë për individë dhe biznese të vogla kanë një mundësi shtesë për të blerë paketa të leverdisshme minutash ndërkombëtare për thirrje drejt Italisë, Greqisë, FYROM-it, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, dhe SHBA-së. Paketa prej 30 minutash ndërkombëtare kushton 1200 Lekë (pa TVSH) dhe ajo me 60 minuta ndërkombëtare kushton 2100 Lekë (pa TVSH)

Ekipi i Kujdesit për Klientin është i gatshëm për t’iu përgjigjur të gjithë pyetjeve tuaja dhe t’iu ndihmojë 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë.

Na telefononi falas në numrin 149. Për më shumë hollësi mbi planet e mësipërme tarifore vizitoni faqen tonë të internetit www.vodafone.al.

n.e/NOA

KOMENTE