Tiranë, 30 tetor, NOA - Me mot te kthjellet do te jete edhe dita e shtune, e sotme, duke bere qe pjesa me e madhe e vendit te jete me diell, nderkohe qe ne zonat malore ne oret e mesdites do te kete here pas here kalime vranesirash te lehta.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dyte e dites do të vijoje me kthjellime ne bregdet dhe zonen e ulet ndersa zonat malore do te mbeten me kthjellime dhe vranesira kalimtare. Ne kushtet e motit te qendrueshem do te mbetemi ne mbremje dhe gjate nates. Temperaturat e ajrit do të pesojne nje rritje te lehte si ne vlerat e mengjesit dhe ne ato te mesdites.
Era do të fryjë e lehte ne toke dhe ne det me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi verilindor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete i ulet.
Europa
Pjesa me e madhe e kontinentit europian do te dominohet nga vranesira dhe reshje shiu. Problematike do te mbetet situata serish ne perendim dhe jugperendim te kontinentit ku shirat do te jene me intensitete te larta. Ishujt britanike do te dominohen nga shira te konsiderueshem dhe stuhi me rrufe. Po ashtu, edhe nje pjese e qendres se kontinentit dhe zona e alpeve do te kete vranesira dhe reshje shiu e debore por intensiteti i tyre do te jetei dobet. Perjashtim bejne Europa juglindore dhe nje pjese e verilindjes se kontinenit te cilat do te dominohen nga kthjellime, por temperatura do te vijojme te bien ndjeshem.
Ngjarje ekstreme në Europë
Europa Perendimore rrezikohet nga era e forte dhe reshje shiu;
Ishujt Britanike do te mbetet me shira te dendur dhe rrufe;
Zona e Alpeve alarmon per ere te forte dhe reshje debore.
n.e/NOA