Tiranë, 30 Tetor, NOA- Një test i ADN-së mund të parashikojnë fillimin e menopauzës te femrat dhe një test i tillë mund të jetë i disponueshëm në treg.
Lajmi vjen nga rezultati i një studimi të kryer ne University of Exeter Peninsula Medical School dhe The Institute of Cancer Research (ICR), i drejtuar nga Dr. Anna Murray dhe publikuar ne "Human Molecular Genetics". Shkencëtarët kanë analizuar më shumë se 2.000 vullnetare. Studimi i ADN-së tregoi se katër gjene në mënyrë të veçantë duket të kenë një ndikim themelor në moshën e fundit të ovulacionit.
Pra, thonë ekspertët, një test që mund të analizojë këto gjene do të japë informacion me rëndësi jetike për fenomenin biologjik në fjalë. Sipas studiuesve, një test i tillë mund të shërbejë për të planifikuar shtatzëninë e një femre. a.e./NOA