English

Rishfaqen vranësirat, parashikimi i motit për ditën e nesërme nga NOA e Meteoalb

Tiranë, 30 tetor, NOA - Dita e diel, 31 tetor, do te nise e kthjellet ne te gjithe territorin e vendit, por duke ju afruar oreve te mesdites do te kemi kalime te vranesirave neper territor ku me te dukshme do te jene ne zonat malore juglindore.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do të sjelle vranesira ne pjesen me te madhe te vendit sidomos ne zonat bregdetare. Edhe ne mbremje dhe gjate nates i gjithe vendi do te jete nen ndikimin e vranesirave. Temperaturat e ajrit do te pesojne nje rritje te lehte ne te dy vlerat e mengjesit por edhe ne ato te mesdites. Era do të fryjë mesatare ne toke dhe deri e forte ne det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperendimor. Problematik paraqitet dallgezimi ne kanalin e otrantos ku do te arrije deri ne 7 balle.

Europa

Problematike situata do te mbetet ne Europen jugperendimore dhe ishujt britanike ku shirat do te jene me intensitete te larta. Ndersa ne zonnen e alpeve dhe nje pjese te qendres se kontinentit do te kete vranesira dhe reshje shiu e debore. Me reshje debore dhe temperatura te uleta do te vijoje gadishulli i Skandinavise. Ndersa pjesa tjeter e kontitnetit do te jete me mot te kthjellet dhe vranesira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë

Europa jugperendimore rrezikohet nga era e forte dhe shira;

Qendra e kontinentit rrezikon reshje shiu e debore;

Skandinavia do te mbetet me ere te forte dhe reshje debore.

n.e/NOA

KOMENTE