English

SHBA: Paratë e Iranit për Afganistanin, aspak të sinqerta

Uashington, 30 tetor, NOA - Komandanti amerikan i forcave të NATO-s në Afganistan, ka deklaruar se paratë e dhëna nga Irani ndaj këtij të fundit, nuk k anë qenë aspak të sinqerta. E kjo pasi sipas gjeneralit David Petraeus, Irani mbështet në të njëjtën kohë edhe talebanët.

Sipas tij, ndihma e Iranit nuk ka sesi të konsiderohet e sinqertë kur nga njëra anë ai bën sikur ndihmon qeverinë dhe nga ana tjetër ndihmon ata që i krijojnë probleme asaj, e në këtë mënyrë sipas tij, i bie që qëndrimi i Iranit për Afganistanin të jetë kontradiktor.

Para pak ditësh, presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai pranoi se Irani është një vend mik dhe nëse ka dhënë ndihma në para ndaj vendit të tij, ato kanë qenë zyrtare dhe transparente.

Ai vetë ka pranuar se me urdhrin e tij, shefi i shtabit të tij Umar Daudsai, ka pranuar një deri dy herë në vit të holla nga Irani, përkatësisht nga 500.000 deri në 700.000 euro.

Karzai tha se bashkë me shefin e shtabit të tij, kanë paguar deputetët afganë, udhëheqësit e fiseve dhe përfaqësuesit e talebanëve për të siguruar lojalitetin e tyre.

n.e/NOA

KOMENTE