Londër, 30 tetor, NOA - Më shumë dritë, është e barabartë me shëndet më të mirë. Kjo është këshilla që japin shkencëtarët britanikë, të cilët të kryesuar nga Mayer Hillman, profesor në universitetin e Vestminsterit në Londër, pohojnë se ndërrimi i ri i orës është më pak i shëndetshëm.
Sipas ekspertëve, të rriturit duhet të bëjnë të paktën një orë e gjysmë aktivitet fizik në ditë dhe fëmijët më pak se një orë, kundër sëmundjeve kardiovaskulare, obezitetit, diabetit, hipertensionit dhe disa llojeve të kancerit.
Studimet tregojnë se ata që bëjnë lëvizje ndjehen më të lumtur, energjikë dhe të shëndeteshëm, ndërkohë që ka një tendencë të ulët të mirëqenies në ditët e shkurtra të dimrit.
Sipas shkencëtarëve britanikë, miratimi i orarit të ri të orës, të rriturit do të humbasin 300 orë dritë.
n.e/NOA