Nepal, 30 tetor, NOA - Askush nuk është kurrë vetëm. Telefoni, një mjet i pazëvendësueshëm dhe kaq i domosdoshëm komunikimi, tani kërcënon të prishë edhe qetësinë madhështore të Himalajeve.
Kështu, një kompani telefonike nga Nepali, ka mundur që të çojë shërbimin 3G edhe në Everest, majën më të lartë të botës.
Një gjë e tillë është bërë për t’i lejuar alpinistët që të udhëzohen në rrugën e tyre gjatë ngjitjes së vështirë në Himalaje, për të përfituar nga interneti i shpejtë dhe telefoni.
Biseda e parë u arrit që të kryhej me një alpinist që kishte kapur majën prej 5.200 metrash mbi nivelin e detit.
Ky shërbim bëhet me dijeni se do të mbulojë gjithë luginën Khumbu dhe do të lejojë për komunitetet lokale një nivel të komunikimit që ishte më parë i mundur vetëm me telefona satelitorë të shtrenjtë.
n.e/NOA