Londër, 30 tetor, NOA – Të jesh një femër e virgjër në moshën tridhjetë-vjeçare mund të fshehë pas një problem më të thellë.
Ndoshta justifikimi se nuk kemi gjetur personin e duhur, deri në moshën 25 vjeçe apo më shumë nuk ka asgjë të çuditshme, por pasi kalojnë vitet ’30 në jetën e një femre, situata fillon të jetë problematike.
Kështu, revista “Psyhcologies” ka mbledhur dëshmitë e grave me këtë problem dhe u përpoqën për të kuptuar pse ndodh një gjë e tillë Disa e pranojnë se janë duke pritur për njeriun e duhur të jetës së tyre dhe ndaj nuk kryejnë raporte seksuale me askënd.
Disa thonë se e kanë patur jetën shumë të zënë me punë, por edhe ky sipas psikologve, nuk mund të jetë një justifikim.
Por puna është se të merresh me çështjen e virgjërisë me një partner të ardhshëm pas viteve ’30 të jetës, mund të jetë e vështirë.
Ndërkaq, gjinekologët dhe seksologët japin disa arsye përse një femër mund të qëndrojë e virgjër deri në kufijtë e viteve ’30 të jetës së saj si ato fetare, idealizimi i një marrëdhënieje, apo një thirrje për pritjet e mëdha etj.
Pra, çfarë duhet të bëjmë? Gjëja e rëndësishme është që të jetojnë në harmoni me trupin.
Gjërat që mund t’i ndihmojnë 30-vjeçaret e virgjëra janë të ndjekin kurse vallesh apo kërcimi, sport, një masazh, përkëdhelja e vetes etj. Kjo është një formë e kompensimit të vetmisë, më e shëndetshme se të zhytet në punë.
Gjëja më e rëndësishme, sipas seksologëve, është që gjithsesi, ato të nisin tga marrin seksin si diçka të natyrshme, jo si diçka të frikshme.
n.e/NOA