Indonezi, 1 nëntor NOA - Rreth 135 persona të cilët shin konsideruar si të humbur pas cunamit që goditi Indonezinë, pesë ditë më parë u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe kjo pasi kishin arritur të qëndronin në kodrat e asaj zone.
“Autoritetet kanë i gjetën këto persona në kodrat e ishullit të Pagait në veri”, - bëri të ditur përgjegjësi i tyre, duke theksuar se tashmë bilanci i të humburve a kaluar nga 298 persona në 163 të tillë. Cunami i fuqishëm që goditi vendin ka shkaktuar vdekjen e të paktën 413 personave.
Një grup tjetër i ndihmës së shpejtë ka arritur të çojë ushqime dhe gjëra të tjera të nevojshme për personat që ndodhen në ishujt Mentawai në Indonezi. Një përgjegjës i qendrave të shpëtimit ka bërë të ditur se janë në kuotën e 23 mijë persona, ata që kanë arritur të mbijetojnë në ishujt indoneziane.
r.b/NOA