Forcat speciale “RENEA”, kanë bërë dje një demonstrim force në qendër të kryeqytetit. Një aksion i improvizuar në kapje të grabitësve të një banke. Rastet e shpeshta të tentativave për grabitje bankash në vend kanë bërë që një nga repartet më të specializuara kundër krimit të tregojnë aftësitë e tyre. Demonstrimi i forcave “RENEA”, u bë dje para Muzeut Kombëtar me rastin e Panairit shqiptar mbi Mbrojtjen dhe Sigurinë ALMEX 2010.