Fier, 31 tetor, NOA – Nata e Halloweenit, nata që kujton ngjalljen e shpirtrave të të vdekurve sipas një tradite të keltëve të Irlandës duket se përdoret jo vetëm për qejf, por është një rast për të grabitje.
Pikërisht kjo natë u ka shërbyer dy personave të maskuar në qytetin e Fierit që të kryejnë një grabitje në një shitore argjendarie.
Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 18.00.
Burime nga policia e Fierit i thanë korrespondentit të agjencisë NOA se ende nuk dihet vlera e mallit të grabitur.
Madje sikundër bëjnë të ditur uniformat blu, njëri prej grabitësve është përplasur pas vjedhjes edhe me pronarin e argjendarisë, por ka mundur t’i shpëtojë syve të tij për shkak të maskës.
Policia bën të ditur se ka nisur kërkimin e dy grabitësve, por identifikimi i tyre bëhet i vështirë për shkak të natës së Halloweenit, ku mbajtja e një maske është e natyrshme.
Nga praktikat e kremtimit të kësaj nate, një ditë pushimi në SHBA-të, njihen shpeshherë raste të tilla grabitjesh, por edhe vrasjesh. Vijon...
mit/NOA