Bagdad, 31 tetor, NOA – Një sulm i një filiali të organizatës Al kaida ka ndodhur sot në një kishë në Bagdad, ku u zunë peng dhjetëra besimtarë të krishterë.
Komandanti i ushtrisë irakiane deklaroi në mbrëmje se policia ndërhyri me sukses përmes një operacioni blitz në kishën ku një grup i armatosur kishte marrë peng besimtarët, që ishin duke kryer ritet e faljes.
Gjatë operacionit mësohet se policia ka liruar të gjithë pengjet.
Sikundër bën të ditur televizioni lokal al-Baghdadia, pengmarrja e besimtarëve në kishë u organizua nga organizata terroriste islamike e Irakut, një anëtare e rrjetit terrorist Al Kaida.
Terroristët kishin kërkuar lirimin e disa anëtarëve të Al kaidës të burgosur në Irak dhe Egjipt.
mit/NOA