English

Kosovë, ngrihet qendra e Vetëvendosjes në Dardanë

Dardanë, 31 tetor, NOA – Lëvizja vetëvendosje ka themluar sot Këshillin për Zhvillimin e saj në komunën Dardanë.

Kjo është qendra e 22-të, e lëvizjes vetëvendosja, që u ngrit edhe në prani të liderit të lëvizjes, Albin Kurti dhe Dardan Molliqaj.

Në përshëndetjen e tij, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, u përqendrua tek situata politike në vend dhe sfidat që e presin Lëvizjen Vetëvendosje në të ardhmen.

Kurti foli edhe për problemet që hasin qytetarët e veriut të Kosovës, ku u ndal edhe në gjendjen e tyre ekonomike, sociale dhe arsimore, që sipas Kurtit pushteti i tanishëm i Kosovës, i ka lënë pas dore qysh prej përfundimit të luftës e deri më sot.

Gjatë mbledhjes u bënë publikë edhe anëtarët e rinj të Këshillit të Lëvizjes vetëvendosja.

Afrim Dervishi – arsimtar

Arsim Thaçi – profesor i Historisë

Arton Reka – teknik informatike

Arton Rudaku – student i juridikut

Avni Maliqi – arsimtar

Bardhyl Nuhiu – ekonomist

Besnik Hashani – ndërtues

Blerim Morina – student i ekonomisë

Blerim Shabani – ekonomist

Fatime Maliqi – studente e ekonomisë

Fazli Rexha – afarist

Flamur Sylaj – frizer

Hasan Maliqi – arsimtar i fizikës dhe kimisë

Isa Morina – gjeolog

Isak Laiqi – profesor i mësuesisë

Latif Ramabaja – fakulteti i mbrojtjes dhe sigurisë popullore

Liridona Kerqeli – psikologe

Lirie Cakolli – studente e ekonomisë

Lumnie Aliu – profesoreshë e gjuhës shqipe

Milaim Rexhepi – professor i edukatës fizike

Muhamet Hyseni – student i kriminalistikës

Nazim Korqa –profesor i gjuhës shqipe

Qazim Jashari – teknik i makinerisë

Samir Vllasi – student i ekonomisë

Shkodran Sadiku – ekonomist

Valdrin Dermaku – student i biologjisë

Valon Mavriqi – shkolla e mesme

NOA

KOMENTE