Prishtinë, 31 tetor, NOA - Biznesmeni i rrëmbyer Azem Morina nga fshati Gllarevë i Klinës wshtw liruar sot nga pengamrrwsit pas ndërhyrjes sw policisw.
Sipas policisë, lirimi i tij ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rajonin e Prishtinës, ndërkohë ende nuk dihen detajet e lirimit.
Zëdhënësi i policisë Baki Kelani ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e Morinës është e mirë.
Rrëmbimi i biznesmenit të kompanisë “Gllareva” ka ndodhur më 21 shtator të këtij viti. 40 ditë me herët policia e Kosovës kishte nisur hetimet dhe deri tani 6 persona janë të arrestuar në lidhje me këtë rrëmbim.
Përkundër lirimit të biznesmenit Morina, policia thotë se nuk ka ndërprerë hetimet, ndërsa nuk bënë të ditur nëse për lirimin e Morinës janë paguar para.
Hetimet për rrëmbimin e biznesmenit Morina, policinë e Kosovës e kanë çuar në zbulimin e një rrjeti të madh të krimit të organizuar në rajonin Dukagjinit, në mesin e të cilëve edhe ish-trupërojat e liderit të AAK-së Ramush Haradinajt.
NOA