Tiranë, 31 Tetor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Deil, 31 Tetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.
Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme kalimin e deputetit të Partisë Socialiste Vangjel Tavo në Lëvizjen Socialiste për Integrim.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Dokumentet sekrete për koncesionet”, i cili flet për materialet që ka publikuar PS-së në lidhje me abuzimet e zyrtarëve të lartë në lidhje me koncesionet e hidrocentraleve.
“Të vdesësh si fans i Stresit”, është një tjetër artikull që pasqyron sherrin dhe problemet mes dy grupeve të muzikës dhe plagosjen që ka ndodhur tre muaj më parë të një fansi të këngëtarit Stresi.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Skandali i Boboshticës: Xhufi ka dorë edhe kisha”Gjykata: Pse duhet mbajtur në burg Prudentino”, “Ruçi letër ndërkombëtarëve: Zgjedhjet u deformuan”.
Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Vangjel Tavo: Përse u bashkova me LSI”, i cili flet për kalimin e deputetit të Gjirokastrës në Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke pasqyruar dhe marrëdhëniet mes Tavos dhe kreut të PS-së, Edi Rama.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Alida Hisku: Tmerret nga maniakët e Sigurimit që na përdhunonin në birucat e hetuesisë”
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete: “Zogaj: Nuk guxoj të them se e njoh gruan”, “Ngecin në klasë kandidaturat e Bamir Topit për në Gjykatë”.
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Tavo ikën tek Meta, sherret ne Gjirokastër dhe e-mailet te Bime”, i cili flet për kalimin e deputetit të PS-së, Vangjel Tavo drejt Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gazeta ndalet edhe në situatën në Gjirokastër dhe përplasjet e Tavos me drejtuesit aktual të PS në këtë qytet.
“Janullatos: Frashëri, komunist, Berisha donte të më dëbonte”, është një tjetër artikull i gazetës që pasqyron deklaratat e kryepeshkopit Anastas Janullatos për marrëdhëniet e tij me politikën dhe me historianët vendas.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Shqipëria 4 muaj pa ambasadorë në SHBA”, i cili flet për vendin vakant të diplomatit shqiptarë në Uashington.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin:,”Xhufi: Boboshtica po shitet për territor grek”, i cili flet për ngritjen e memorialit grek në Boboshticë të Korçës..
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete;
“Ruçi ankohet në Bruksel për Berishën dhe Topallin”, “Tavo largohet nga PS, bashkohet me mazhorancën”, “Vrasja e taksistit, identifikohet autori nga Kavaja”
“Godo: Shqipëria multietnike, term i gabuar”
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Tavo kalon te LSI: Kreu i PS shpërfilli kritikat”, i cili i referohet deklaratave të djeshme të deputetit të Partisë Socialiste Vangjel Tavo për kalimin me LSI-në.
Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Kërkesa e PS, Berisha: Rama, prit përgjigje nesër”.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete: Konfindustria: Heqja e vizave do forcojë euron, të merren masa nga shteti”,
Gramoz Ruçi letër europianëve: Komision hetimor, pastaj reformën”.
n.e/NOA