Tel Aviv, 31 tetor, NOA - Dhjetëra mijëra izraelitë kanë përkujtuar në Tel Aviv ish-kryeministrin e vendit Jitzchak Rabin, të vrarë 15 vjet më parë.
Përkujtimi u mbajt në vendin ku Rabin u vra prej ekstremistëve izraelitë, më 4 nëntor të vitit 1995. Presidenti Schimon Peres tha se vrasja e Rabinit ka mposhtur përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje paqësore në Lindjen e Mesme.
Mirëpo Izraeli do të vazhdojë angazhimet për paqen, theksoi ai. Rabin së bashku me Peresin dhe shefin e palestinezëve Jassir Arafat është nderuar në vitin 1994 me çmimin Nobel për Paqen për përpjekjet e tyre për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore në Lindjen e Mesme.
NOA/DV