Spanjë, 31 tetor NOA - Real Madridit thërret dhe Barcelona përgjigjet. Në ndeshjen e dytë të javës së nëntë të kampionatit spanjoll të La Liga skuadra e drejtuar nga portugezi Murinjo fillimisht ka pësuar një gol që në minutën e 3 të ndeshjes me anë të Trezeguet, por më pas ka barazuar, ka kaluar në avantazh dhe ka trefishuar golat me anë të C. Ronaldo duke vënë rezultatin përfundimtar në 3 me 1.
Më pas në mbrëmje ka qenë radha e Barcelonës, e cila ka mundur Seviljën me plot pesë gola, për tu theksuar janë dy golat e Mesit dhe të Vilës. Në klasifikimin e përgjithshëm vazhdojnë të kryesojnë madrilenët me 23 pikë, me vetëm një të tillë para Barçës e cila ndodhet në kuotën e 22 pikëve.
r.b/NOA