English

SHBA, bombat-letër projektohen nga Hassan Al Asir

SHBA, 31 tetor NOA - Shtypi amerikan ka cituar burime të SHBA-së sipas të cilave pas bombave-letër fshihet një projektues mjaft i njohur në Arabi dhe bëhet fjalë për Hassan Al Asir, pjesëtar në Jemen i Al Kaedës.

Djali, 28-vjeçar, shfaqet në listën e terroristëve më të kërkuar në Arabinë Saudite dhe bazuar në ato çka bëhet e ditur nga “The New York Times”, bombat-letër tregojnë mjaft mirë se Al Kaeda në Jemen është duke e përmirësuar gjithmonë e më shumë aftësinë për të goditur vazhdimisht SHBA-në.

r.b/NOA

KOMENTE