English

Sherri për tokën, 27-vjeçari plagos me çifte dhe tenton të vrasë 3 vëllezër

Tepelenë, 31 tetor, NOA - Konflikti për pronësinë ka sjellë një tjetër incident me armë. Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Toç të Tepelenës, ku një preson ka plagosur me çifte një prej vëllezërve me të cilët ka pasur konflikt pronësie.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se incidenti ka ndodhur rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Arra e Madhe”, në afërsi të fshatit Toç. Ka qenë Çajup Muçobega, personi që pas debateve të shpeshta mes tre vëllezërve për pronën, ka vendosur që ta zgjidhë me anë të armës problemin.

Muçobega u kishte zënë pritë vëllezërve të cilët punonin në një parcelë me ullinj. 27 -vjeçari pretendonte se ishin ullinjtë e tij.

Ai ka kërcënuar dhe tentuar të vrasë tre vëllezërit S.M, T.M, A.M. Pas debateve të para, 27-vjeçari ka mbushur armen e gjahut dhe e ka qëlluar S.M në në dorën dhe këmbën e djathë.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se pas policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë arrestimin e Muçobegës, si dhe sekuestrimin e armës së gjahut që e mbante pa leje.

Ndërkohë që personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetën.

a.k/NOA

KOMENTE