Gjirokastër, 31 tetor, NOA – Pas vendimit të deputetit Vangjel Tavo për të kaluar me Lëvizjen Socialiste për Integrim, ka reaguar dhe Këshilli Socialist i qytetit të Gjirokastrës.
Në një deklaratë për mediat drejtuesit e PS-së së këtij qyteti shprehen se kalimi i Tavos në nj tjetër forcë politike, nuk i zgjidh problemet që ka sot dega e PS-së së Gjirokastrës. Drejtuesit e Këshillit Socialist shprehen se vendimi i Tavos është individual dhe nuk ka të bëjë me qëndrimin e strukturave të PS-së në këtë qytet.
Dje Tavo konfirmoi bashkimin e tij me LSI-në në një konferencë të përbashkët me kreun e LSI-së, Ilir Meta.
“Vendosa që t’i bashkohem grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në krah të shokëve të mi të vjetër në këtë parti, kryetarit të saj, z. Ilir Meta dhe Luan Rama, duke mbrojtur idetë e mia të majta, dinjitetin dhe integritetin tim si deputet në Parlamentin shqiptar, dhe duke qëndruar për gjithë jetën socialist”, tha Tavo.
a.k/NOA