English

Sulm kamikaz në Stamboll, 22 të plagosur

Stamboll, 31 tetor, NOA – Të paktën 22 persona janë plagosur në shpërthimin me bombë që ndodhi sot në mëngjes në qendrën "Taksim" në Stamboll.

Policia turke bëri të ditur se sulmi ishte kryer nga një kamikaz, i cili kishte si qëllim të godiste pjesëtarët e policisë.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 10.30, kur forca të shumta policie ishin përqendruar në sheshin “Taksim” për të siguruar mbarëvajtjen e një demonstrate.

Nga 22 të plagosurit, 12 janë kalimtarë rasti dhe 10 policë, prej të cilëve dy janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka bllokuar vendin e ngjarjes, ndërsa pritet të bëhet publikimi i të dhënave të para zyrtare.

NOA/INA

KOMENTE