Tokio, 31 tetor, NOA – Befasuese, por shpjegohet shkencërisht, se të lindësh një fëmijë në moshën 40 vjeçare të zgjat jetën.
Një ekspert japonez që studion prej shumë vitesh shkaqet që mund të të zgjatin jetën thotë se atyre grave që lindin një fëmijë në këtë moshë u zgjatet jeta.
Ai e shpjegon këtë me faktorët gjenetikë dhe shkëmbimin e qelizave mes nënës dhe bebes.
Ekspertët e kanë cilësuar këtë si një lajm shumë euforik edhe për kohët e sotme, kur gratë janë të dhëna pas punës dhe pikërisht për këto arsye të karrierës apo të ngjarjeve të tjera në jetë kanë lënë pezull apo shtyrë në kohë për shumë vite të qenurit nënë.
Madje eksperti japonez thekson se gratë që lindin në moshën 40 vjeçare një fëmijë jetojnë më gjatë se gratë e tjera që lindin më herët.
mit/NOA