Irak, 31 tetor, NOA - Pas një atentati vetëvrasës në Balad Rus të Irakut numri i viktimave ka arritur në të paktën 30 vetë.
Rreth 70 vetë janë plagosur. Ndër viktimat ka shumë kurdë shiitë. Sipas të dhënave të policisë atentatori e shpërtheu lëndën plasëse në një kafene në qendër të qytetit. Ky ishte atentati më i rëndë që prej disa javësh.
Në vend mbretëron prej disa muajsh një vakuum pushteti, sepse pas zgjedhjeve të muajit mars qeveria nuk është krijuar ende.
NOA/DV