Turqi, 1 nëntor NOA - Pasi ka qëndruar për tre vite e bllokuar, YouTube kthehet sërish për të gjithë përdoruesit në Turqi. Vendimi është marrë nga një gjykatë në Ankara, e cila ka anuluar vendimin e ndalimit të kësaj faqeje. YouTube u bllokua pas publikimit të një videoje kundrejt fonditorit të republikës turke, Mustafa Kemal Ataturk, i cili konsiderohet një hero i vërtetë nga pjesa më e madhe e popullsisë në vend.
Aksesi në YouTube u ndalua në shtator të vitit 2007 nga një gjykatë në Sivas. Para se të ndalohej, YouTube ishte faqja e 5 më e klikuar në Turqi, sipas Alexa Internet, e cila jep këto të dhëna.
r.b/NOA