English

Zgjedhjet në SHBA, amerikanët mbështesin presidentin Obama

SHBA, 31 tetor, NOA - Tre ditë para zgjedhjeve për Kongresin amerikan me dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në Uashington kundër përçarjes në vend.

Për këtë protestë në mbështetje të presidentit Barack Obama kanë bërë thirrje dy humoristë të afërt me presidentin.

Protesta ishte si kundërpërgjigje ndaj populistëve të djathtë të lëvizjes "Tea Party", e cila u mbajt në Uashington në gusht të këtij viti. Humoristët kritikuan "Tea Party" për helmimin e atmosferës me kritikat dhe sulmet kundër presidentit Obama.

Kjo lëvizje e pati krahasuar presidentin Obama madje edhe me Hitlerin dhe e pati quajtur komunist.

"Tea Party" ka kundërshtuar reformat e presidentit në shëndetësi, ndërsa kontrollin më të rreptë të sektorit financiar e ka quajtur si kufizim të lirive. Megjithatë mbështetjen e fundit, llogaritet se demokratët e presidentit Oama do të humbin shumicën në Kongres.

NOA/DV

KOMENTE