English

Arrestohet Bajram Rexhepi, kaloi motrën në port me letra false

Durrës, 1 nëntor, NOA - Ai quhet vërtet Bajram Rexhepi, por nuk është politikani i njohur i Kosovës. Bajrami për të cilin do tregojmë tani, është një kosovar 34-vjeçar lindur në Prishtinë dhe banues në Fushë-Kosovë, i cili është kapur në flagrancë në portin e Durrësit duke ndihmuar motrën e tij të kalojë kufirin me letra të paligjshme.

Ngjarja e raportuar për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet e policisë së portit të Durrësit, tregon sesi Rezhepi është arrestuar për veprën penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri, pasi po tentonte të ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë të kundraligjshme për në Itali, me një nga tragetet e linjës Durrës-Bari motrën e tij, Ganimet Rexhepi, 32-vjeçe.

Edhe ajo u arrestua, për veprën penale të falsifikimit të letër-njoftimeve, pasaportave apo vizave pasi u kap, duke përdorur një pasaportë sllovene të dyshuar si të falsifikuar.

n.e/NOA

KOMENTE