Tiranë, 1 nëntor, NOA – Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot qeveria do të vazhdojë mbështetjen për kërkim shkencor. I ndodhur në Universitetin e Kamzës, ku mori pjesë në inaugurimin e një prej serave më të reja dhe moderne të këtij universiteti, ku do të aplikohen kërkimet e reja.
“Qeveria është e vendosur të jap të gjitha mjetet për funksionimin e shkëlqyer të të gjitha këtyre shkollave. Por studentët duhet ta marrin me seriozitet të madh kërkimin shkencor”, tha Berisha.
Kreu i qeverisë ka vlerësuar se projekti i qeverisë për ullirin bazohet dhe në të dhënat e mira që ka Universiteti i Kamzës.
Berisha tha në fjalën e tij se nxjerrja e specialistëve të aftë nga auditorët e këtij universiteti do të sjellë dhe më shumë kërkime rendimet më të lartë në fushën e bujqësisë.
a.k/NOA