English

Berisha: Tuneli i Elbasanit, shpallet tenderi, gati 18 muaj pas firmosjes

Tiranë, 1 nëntor, NOA – Pas përfundimit vitin e shkuar të nyjës nevralgjike të autostradës së kombit, Durrës Kukës, që është tuneli i Kalimashit që përfundon në fshatin Thirrë, kryeministri Sali Berisha deklaroi sot vendimin për nisjen e tunelit për rrugën Tiranë-Elbasan, me një vlerë të jashtëzakonshme për Korridorin e 8-të dhe boshtin e Jugut, një tunel që do të përfundojë brenda 18 muajve nga dita e firmosje së kontratës.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit kuvendor të Partisë Demokratike, shefi i mazhorancës deklaroi se “Ky tunel, që do të ndërtohet sipas të gjitha parametrave europianë, shkurton në mënyrë thelbësore jo vetëm distancën midis Tiranës dhe Elbasanit, që do të bëhen si dy qytete të lidhura, por shkurton distancën përdrejt Tiranës, nga qytetet e jugut të vendit dhe juglindjes.

“Tuneli i Elbasanit pas atij të Kalimashit është më vizibli, dhe ai do ndërtohet brenda 18 muajve nga dita e firmosje së kontratës, kështu që Korridori i 8-të, pas plotësimit të tij me këtë tunel do të marrë rëndësinë më të madhe në rajon”, siguroi kryeministri Berisha.

Duke këmbëngulur se tuneli i Elbasanit është një vepër fondamentale dhe jo për interesa elektorale, shefi i ekzekutivit garantoi se “Kjo vepër madhore do të përfundohet brenda këtij mandati në 18 muaj dhe mundësisht brenda vitit 2012, që të mos japë asnjë konotacion elektoral, pasi kjo është vepër fondamentale, dhe s’ka qëllim elektoral, pasi ajo synon t’i afrojë qytetarët e jugut të vendit me kryeqytetin, t’u shkurtojë kohën për të mbërritur në tregun më të madh të vendit atë të Tiranës”, theksoi kryeministri.

Kryeministri Berisha ka përsëritur dhe garantuar se kontrata për ndërtimin e tunelit të Elbasanit do të firmoset me kompanitë, me kushtin që tuneli të përfundojë për 18 muaj.

Sipas kreut të mazhorancës, ekipi i ngritur po finalizon tërë termat e referencës, ndërsa kryeministri siguroi se projekti është i shkëlqyer dhe se është financuar nga Bashkimi Evropian.

Andaj sipas kryeministrit tuneli i Elbasanit është një përparësi absolute të qeverisë, dhe pikërisht për këtë sqaroi kryeministri ne shpallëm tenderin për ndërtimin e tunelit të Elbasanit, për të mos humbur kohë, sikundër tha kryeministri.

“Tenderi do jetë ndërkombëtar, do marrin pjesë kompanitë më të njohura në botë me ekspertizë në ndërtimin e tuneleve. Kam bindjen se kjo vepër do ngjallë interes tek ata, pasi përbën segmentin më nevralgjik të korridorit 8”, shtoi kryeministri.

Ai bëri me dije se ky vendim është pritur me entuziasëm nga vendet e rajonit pasi është një korridor jetik për vendet tona.Vijon...

mit/NOA

KOMENTE