English

Britani e Madhe, 34-vjeçari martohet me gruan e divorcuar me 15 fëmijë

Britani e Madhe, 2 nëntor NOA - Një familje shumë e madhe dhe kjo në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Në Britaninë e Madhe është duke u diskutuar shumë mbi historinë e Craig Le Sauvage, një 34-vjeçar që ka vendosur të martohet me partneren e tij Joanne, një grua e divorcuar që ka 15 fëmijë.

Craig u emërtua nga e përditshmja britanike “Daily Mail”, duke përdorur pak ironi, si “burri më i guximshëm në botë”.

Megjithatë duhet theksuar se këtu nuk përfundon gjithçka pasi Johanne është sërish shtatzënë në pritje të fëmijës së 16-të.

r.b/NOA

KOMENTE