Gjermani, 1 nëntor NOA - Një fitore e shkëlqyer e Borussia Dortmund në javën e dhjetë të kampionatit gjerman të Bundesligës. Skuadra e drejtuar nga Klopp ka fituar me rezultatin 2-0 në fushën e Mainz dhe ka arritur të dalë në vendin e parë të klasifikimit të përgjithshëm duke kaluar pikërisht surprizën e këtij kampionati me vetëm 1 pikë.
Për të vendosur këtë sfidë u deshën golat e Gotze në minutën e 26 të pjesës së parë dhe ai i Barrios në të 22-ën. Për tu përmendur është se gjatë ndeshjes Weidenfeller i ka pritur një penallti Polanskit, gjë që mund të hape sërish lojën për Mainzin.
r.b.NOA