English

E përplasin me makinë e lënë të vdekur dhe largohen

Milano, 2 nëntor 2010 NOA - Një vajzë rumune është përplasur nga dy makina dhe ka mbetur e vdekur në kryqëzimin lindor të Cologno Monzese, në Milano.

Sipas një përshkrimi të ngjarjes nga agjentët e policisë rrugore, të cilët ndërhynë menjëherë në këtë tragjedi, u bë e ditur se vajza ka zbritur nga makina në të cilën mikesha e saj u shqetësua për një dhimbje dhe me sa duket ka qenë pikërisht ai momenti kur është përplasur nga “makinat-pirate”, që më pas u larguan.

Mikesha që kishte humbur ndjenjat, nuk kishte kuptuar asgjë nga çka kishte ndodhur dhe u vu në dijeni vetëm kur shkoi në spital.

Hetuesit shpresojnë në kapjen e autorëve të këtij aksidenti vetëm ne saje të kamerave të sigurisë që janë të vendosura përgjatë rrugës.

r.b/NOA

KOMENTE