Tiranë, 1 nëntor, NOA – Debati për anëtarët e përzgjedhur nga Presidenti Bamir Topi ka vijuar sot në Komisionin e Ligjeve. Mazhoranca ka rrëzuar kandidaturën e Edlira Jorgaqit duke argumentuar se nuk plotëson kriteret për këtë post. Nga ana tjetër përfaqësuesit e opozitë kanë vlerësuar se procedura e ndjekur nga PD-ja nuk janë të pranueshme.
Deputeti i PS-së, Bashkim Fino, tha se mazhoranca ka urdhër pr të mos kaluar asnjë prej kandidatëve që ka prezantuar kreu i shtetit për Gjykatën Kushtetuese.
Pas rrëzimit të Jorgaqit, komisioni d të mare në shqyrtim dhe kandidaturat e Artan Hoxhës dhe Ardian Lekës.
Deputeti i PD-së, Viktor Gumi tha gjatë mbledhjes së duhet të përcaktohen kritere të qarta për të gjithë gjyqtarët. Ai u shpreh se komisioni i ligjeve duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të përcaktuar në mënyrë të qarët se kush duhet të jenë kriteret që duhet të plotësojnë gjithë gjyqtarët.
a.k/NOA