Tiranë, 1 nëntor, NOA – Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane, mblidhen nesër së bashku përballë njëri-tjetrit për të diskutuar mbi çështjen e harmonisë ekzistuese mes tyre.
Ljami i bërë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA tregon sesi bëhet fjalë për një simpozium të përbashkët me temë “Kontributi i Harmonisë Ndërfetare në Integrimin e Shqipërisë”, i cili do të organizohet nën Kujdesin e Presidentit të Republikës Bamir Topi.
Ky simpozium do të zhvillohet në dy panele dhe përmban në hapje të tij fjalën e Rasim Hasanajt, kryetarit të Komitetit të Kulteve, duke u pasuar nga fjalët respektive të secilit prej 4 komuniteteve fetare kryesore në vendin tonë.
Harmonia fetare në Shqipëri është një dukuri e përshëndetur në çdo raport të ndërkombëtarëve, teksa bie fjala për gjendjen e religjonit.
n.e/NOA