English

Kundërshtuan policin në rrugë, ndalohen dy agresorët

Tiranë, 1 nëntor, NOA – Forcat e policisë së Tiranës, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 29 vjeçarit Gerald Çela, banues në Lushnjë, ndërsa kanë filluar edhe procedimin penal në gjendje të lirë për 32-vjeçarin me inicialet E.Ç, edhe ky banues në Lushnjë.

Këta dy persona dyshohet se dje në orët e para të mëngjesit kanë fyer dhe kundërshtuar me dhunë, një punonjës policie i cili ishte i planizuar me shërbim dhe për këtë, ata janë dërguar në dhomat e shoqërimit të këtij komisariati.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij do t’i kalojnë prokurorisë së Tiranës, për konsumim të veprave penale të “Kundërshtimit të punonjësit të Policisë së Rendit” dhe “Fyerje për shkak të detyrës”, vepra penale këto, të cilat parashikohen nga nenet 236 e 239 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE